Maqedoni, e ardhmja e përgjimeve në duart e deputetëve

Në Kuvendin e Maqedonisë sot do të zhvillohet edhe vazhdimi i dy seancave plenare në të cilat do të diskutohet për ligjin e punëve të brendshme dhe policisë si dhe propozim-ligjin për formimin e Agjencisë Teknike Operative (ATO) për ndjekjen e komunikimeve, njofton Portalb.mk.

“Me veçimin e Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe me formimin e ATO-s, e cila do të menaxhojë me sistemin e ndjekjes së komunikimeve, do të pengohet ndjekja ilegale e komunikimeve në Maqedoni”, thuhet në sqarimin e propozuesve.

Përndryshe, ardhja e ATO-s në Kuvendin e Maqedonisë i parapriu vendimit të Qeverisës së Maqedonisë, e cila në senacën e 45 miratoi propozim-ligjin për Agjencinë Teknike Operative  (ATO) dhe të njejtin do ta parashtrojë në Parlament. Agjensioni i ri i formuar do ta aktivizojë sinjalin dhe do të u mundësojë organeve kompetente ndjekjen e komunikimeve si dhe qasje deri tek të dhënat nga sistemet komunikativo- informative të operatorëve.

Ndryshe, Agjencia Teknike Operative, e cila do të jetë ndërmjetësuese në përgjimin midis operatorëve dhe shfrytëzuesve pritet të fillojë me punë nga nëntori i vitit 2018 dhe deri atëherë për mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve dhe për parandalimin e keqpërdorimeve eventuale tani më po kujdeset nënoficeri special, me ekipin e tij.

Kjo risi tani më zbatohen nga 1 qershori dhe ekipi përpunon raporte javore, mujoren dhe analiza të kërkesave për masa parandaluese, por edhe masa për shuarjen e krimit në lidhje me përgjimet.

ATO është hap i parë në krijimin e kontrollit të përbashkët midis subjekteve, të cilët marrin pjesë në procesin e ndjekjes së komunikimeve. Kjo do të thotë se MPB-ja nuk do të mund vetëm të ndjekë, siç ishte deri më tani. Edhe pse është dhënë urdhër nga gjykata, ai duhet të shkojë përmes ATO-së, i cili, ndërkaq vetëm do të ketë të drejtë të konektojë, por jo edhe t’i dëgjojë bisedat.

LEXO:Do të formohet Agjencia ATO e cila do t’i zhvillojë përgjimet në Maqedoni

LEXO: Maqedoni, ja si parashihet të funksionojë sistemi i ri i përgjimeve

Ligji i ri i DSK-së nuk plotëson kërkesat e BE-së, sërish pritet të përgjohet në Maqedoni!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button