MOST: Listat e hapura i sjellin dobi sistemit demokratik

Qytetarët vetë të vendosin se kush të duhet të jenë përfaqësuesit e tyre në Parlament. Sistemi i listave të hapura, do të sjell deputet më cilësor të popullit.

“Listat e hapura do të sjellin përfitime edhe për qytetarët, edhe për partitë edhe sistemin demokratik në tërësi. Qytetarëve do t’u mundësohet zgjedhja më e madhe, do të ndikojë në aspektin motivues që ata të dalin dhe të votojnë. 69 për qind e qytetarëve do të ishin më të motivuar që të votojnë, nëse mund krahas listave të rrethojnë edhe kandidat të listës”, deklaroi Darko Aleksov, drejtor ekzekutiv i asocionit qytetar MOST.

“Ne konsiderojmë se modeli i tanishëm zgjedhor me lista të mbyllura është shkaku kryesor për përmbushjen e postit të deputetit të ndonjë deputeti të caktuar. Mandati i tyre me lista të mbyllura nuk del nga qytetarët, nga elektrorati, por del nga partia politika”, deklaroi Gëzim Jashari, përfaqësues i IPD-së.
Në konferencën e sotme të pranishëm ishin vetëm një pjesë e partive, kryesisht nga opozita.
Sot në organizim të asociacionit qytetar MOST, Institutit nacional demokratik për demokraci parlamentare u mbajt konferenca “Zgjedhja yte të jetë personalitet”./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button