Komuna Qendër – “Të gjithë bashkë nën qiellin e njëjtë evropian”

Komuna Qendër në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian, 6 vite radhazi e organizon manifestimin tradicional evropian me moton “Të gjithë bashkë nën qiellin e njëjtë evropian”. Këtë e bënë të ditur kryetari i Komunës së Qendrës Vlladimir Todoroviq dhe Kornelija Koneski drejtore ekzekutive e galerisë Osten.

“Ideja e kësaj ngjarje është ta prezantojmë Bashkimin Evropian  dhe kulturat e tij përmes muzikës dhe kërcimit, si disa nga specifikat kryesore të secilit komb. Artistë kryesorë do të jenë fëmijët, mirëpo evenimenti është për të gjithë qytetarët. Ai do të mbahet më 9 maj në sheshin Maqedonia dhe fjalime do të mbajnë euro-ambasadori Aivo Orav dhe zv.kryeministrja Teuta Arifi dhe unë si kryetar i Komunës së Qendrës dhe nikoqir i këtij manifestimi”, tha kryetari i komunës së Qendrës Vlladimir Todoroviq.

Gjithashtu, Todoroviqi theksoi se me rastin e Ditës së Evropës në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe Osten, e organizon ekspozitën e parë të veprave të artit. 

Ndërkaq Kornelija Koneska, drejtoreshë e Ostenit tha  se ekspozita e Pikasos ndodh për herë të parë në Maqedoni me mbështetje të Komunës së Qendrës dhe të Delegacionit të Komisionit Evropian.

“Në ekspozitën do të prezantohen 66 vepra nga koleksioni i Ostenit. Në 8 maj në galerinë Osten do të hapet ekspozita me 66 vepra të Pikasos në të cilën kryesisht do të prezantohen vizatime, grafika, afishe dhe qeramikë nga koleksioni i Ostenit. Gjithastu  do të përgatisim katalog përkatësisht libër në të cilin do të prezantohen veprat e Pikasos. Bëj ftesë për gjithë opinionin në Shkup dhe Maqedoni që të bindeni se në çdo vend të botës paraqet reper si një nga artistët me më ndikim në Evropë dhe Botë”, përfundoi Koneska. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button