Ligji i gjuhëve në Maqedoni, MPJ-ja ruse reagon ndaj deklaratës së Ramës

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë sot ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për çështjen e ligjit të gjuhëve në Maqedoni, i cili tha se pa Partinë Socialiste të Shqipërisë, ky ligj nuk do të bëhej, njofton Portalb.mk.

“Deklaratat e fundit të kryeministrit shqiptar Edi Rama për Serbinë, në kontekstin e Kosovës dhe Maqedonisë, janë diçka që mund të shkaktojnë konflikte të reja etnike në Ballkan dhe ta rrezikojë integritetin e më shumë shteteve në rajon. Kemi përcjell deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama më 14 janar, që kanë të bëjnë me përfshirjen e Partisë së tij Socialiste në procesin e krijimit të UÇK-së dhe luftës për Kosovës, si dhe kontributin e kësaj partie në procesin e miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, me të cilin gjuha shqipe mori statusin e gjuhës së dytë zyrtare”, thuhet në kumtesën e MPJ-së ruse.

Moska zyrtare thekson se retorika e Ramës tregon se “po punohet në avancimin e platformës së Tiranës, në krijimin e së cilës, siç thuhet, ishte përfshirë edhe ai vetë personalisht”.

Ndryshe Rama, gjatë fjalimit para forumit rinor të partisë së tij ka deklaruar se PS-ja ka meritën më të madhe për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni. Sipas tij, pa PS-në, dikur miratimi i tij as nuk mund të imagjinohej.

“Është kjo parti që nuk ka lëvizur dhe nuk do të lëvizë as një fije nga boshti i idesë kombëtare në të gjitha marrëdhëniet me fqinjët. E nëse përpara pak ditësh, në Parlamentin e Maqedonisë kaloi një ligj që as nuk mund të imagjinohej deri vetëm pak kohë më parë, unë po ju them sot me krenari, se duhet të jeni të gjithë krenar, ata që e kanë votuar, e kanë mbështetur dhe e kanë besuar këtë parti, sepse pa këtë parti nuk do të kishte sot gjuhë shqipe zyrtare në Maqedoni”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button