Qeveria: Ligji i gjuhëve në përputhje me kushtetutën, do të dërgohet për mendim në Venedik

Qeveria e Maqedonisë nëpërmjet një komunikatë me shkrim ka reaguar ndaj vendimit të presidentit Gjorge Ivanov, i cili nuk firmosi Ligjin për përdorimin e gjuhëve, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë shpreh keqardhje për vendimin e Kryetarit të Maqedonisë, i cili nuk nënshkroi Ligjin për përdorimin e gjuhëve. E shfrytëzojmë rastin që edhe një herë të sqarojmë se ligji për gjuhët është në pajtim me amendamentin 5 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Me këtë ligj avancojmë përdorimin e gjuhëve të të gjitha bashkësive në Maqedoni, me të cilët do të ndërtojmë shoqëri të përbashkët. Ky koncept është ai në të cilin qeveria beson shumë dhe do të vazhdojmë që ta avancojmë edhe më tej. Me këtë Ligj zgjerohet përdorimi i gjuhës zyrtare të cilën e flasin së paku 20 për qind e banorëve, që do të thotë se Ligji në përputhje me këtë, zgjeron përdorimin e gjuhëve në institucione dhe mundëson që banorët të komunikojnë në gjuhën amë me institucionet shtetërore”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Gjithashtu Qeveria e Maqedonisë me këtë mundëson që qytetarët e saj më lehtë dhe në mënyrë me efikase të realizojnë të drejtat e tyre kushtetuese.

“Ligji do të dërgohet për të marrë mendim edhe në Komisionin e Venedikut dhe shënimet e tyre do të plotësohen në tekstin e këtij ligji. Kjo është garanci që ligji nuk është në kundërshtim me standardet evropiane për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike”, thuhet më tej në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button