Gjendje e tmerrshme e medias në Maqedoni

Në hapësirat e Klubit të gazetarëve u mbajt pres-konferencë me rastin e Ditës së lirisë së medias në Maqedoni ku shprehën pakënaqësitë Naser Selmani nga SHGM dhe Tamara Çausidis.

“Sot 3 maj është Dita e lirisë së shtypit ndërsa gazetarët në Maqedoni nuk kanë arsye për të festuar, sepse gjendja në Maqedoni është shqetësuese. Raporti i fundit i organizatës ndërkombëtare Freedom House Maqedoninë e radhit si të fundit në rajon për nga liria e shtypit. Në janar raport të ngjashëm  publikoi edhe Reporterët pa kufij në të cilin raport Maqedonia shënon një rënie për 26 vende. Këto vlerësime na shqetësojnë të gjithëve neve dhe në një mënyrë jemi të gjithë përgjegjës për këtë. Por më përgjegjës për këtë gjendje të keqe të medias në Maqedoni është qeveria sepse ajo është përgjegjëse për të krijuar një ambient optimal për punën e medias”, tha Naser Selmani kryetar i SHGM-së.

Ai tha se SHGM-ja ia ka zgjatur dorën qeverisë që të ndihmojnë së bashku të gjejnë mënyrë se si të dalin nga kjo situatë e rëndë. Mirëpo fatkeqësish pas tetë muajsh bisedime dhe dialog  nuk kanë pasur rezultate nga ky dialog, dhe se nuk kanë pasur as dialog. 

“Ne nuk dimë se pse për gati dy muaj nuk mund të mblidhemi për të diskutuar për kompensimet maksimale për shpifje dhe ofendim. I kemi kapërcyer të gjitha afatet e paracaktuara dhe nuk na mbetet asgjë tjetër përveç të konstatojmë se ky dialog i filluar me shumë vullnet të mirë nga ana jonë të dal i pasuksesshëm”, përfundoi Selmani. 

“Mënyra e vetme për të na heshtin është që të na kuptojnë seriozisht dhe të fillojmë t’i ndryshojmë punët përkundrazi kudo që do të mundemi do të flasim për atë se në këtë vend gazetarët dhe punëtorët e mediave janë sjell në robëri ekonomike dhe kjo nuk është mënyrë dhe këta nuk janë persona  që mund të realizojnë prodhim të lirë mediatik”, tha Tamara Çausidis nga sindikata i gazetarëve dhe punëtorëve të medias. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button