fbpx

‘Portalb, aty ky fjala thuhet lirshëm’

Mediet janë mënyra më e mirë e komunikimit në ditët e sotme. Ato janë metodat për të promovuar gjërat e duhura në kohën e duhur anë e mbanë botës.  Sot, pa medie, ne të gjithë dukemi të humbur. Liria e shtypit është ndër liritë më të këndshme që mund të përjetojm. E drejta e të shprehurit lirshëm është një e drejtë univerzale për të gjithë qytetarët e kësaj bote.

Neni 19 në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut thotë: “Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshinë lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe për të kërkuar, marrë dhe shpërndarë informacion dhe ide nëpërmjet çfarëdo mjeti pavarësisht nga kufijtë “.  Për fat të keq  liria e shtypit nuk është e lirë kudo në botë. Më pak se 16% e popullsisë së botës ka liri të plotë për shtyp. Maqedonia bën pjesë në vendet që ka më pak liri të shypit dhe gati gjitha mediet kontrollohen nga qeveria apo janë servile të tyre për të pasur benefite personale.

Vërejtjet për gjendjen e medieve në Maqedoni nga Raportet Vjetore të Këshillit Evropian që nga viti 2006 e deri më tani kanë qenë gjithmonë të mbushura me kritika. Në raportin e fundit u shkruajtë që Maqedonia nuk ka kapacitet për mbrojtjen e lirive të  medieve dhe nuk ka aspak përparim në mbrojtjen e sundimit të ligjit për medie ; Redaktorët dhe gazetarët përballen me merritje të  panevojshme të  presioneve dhe frikësimeve  politike  (Raporti i KE 2011). Por vërejtjet nga vendet demokratike për keq menaxhimin tonë të medieve nuk duhet të na demoralizojnë apo dëshpërojnë që ne si qytetarë të Maqedonisë mos vazhdojm të japim kontributin tonë në këtë fushë që është pjesë e përditshmërisë tonë.

Sot bota tërësisht varet nga mediet për të treguar çdo aventurë të saj ditore. Në hapsirën mediaktike, vend të rëndësishëm zën mediet elektronike të cilët na kanë lehtësuar mënyrën e informimit. Për shkak të intenzitetit të shpejtë të jetës, njerëzit nuk kanë më kohë që të informohen përmes gazetave, duke dëgjuar lajmet në televizion apo radio. Sot shumica e njerëzve marrën informacione në lidhje me botën përmes internetit i cili është i shpejtë, i arritshëm, dhe i besueshëm.Por për të qenë në gjendje të marrëm gjitha këto informacione të gatshme, dikush duhet të  menaxhoj mirë dhe të përditësoj çdo gjë në kohë relae dhe mënyrë profesionale dhe kjo është një përballje më sfida të vërteta.

Prandaj për gjith qytetarët e Maqedonisë është një kënaqesi e madhe që përpara nesh vjen një portal i ri një gjuhën shqipe Portalb.mk. Portalb është një shërbim mediatik në Maqedoni i cili është futur për të përmbushur kërkesat më të larta për të bërë njerëzit të informohen në lidhje me lajme, pikëpamjet, rishikimet , lajme të fundit, titujt në fusha të ndryshme dhe shpikje të reja në mbarë Maqedoninë, rajonin dhe më gjetë.. Ky portal lajmit i drejtohet drejt dhe pa anësi qoft partiake, individuale apo të një interesi në vecanti. Portalb vjen përpara nesh me një staf të ri gazetarësh të cilët kanë eksperienca të ndryshme në fushën e medieve.

Inovacionet dhe informimi i drejt dhe i sakt do të jetë pjese e Portalb-it. Duke pas parasysh situatën e medieve në Maqedoni, që është një situatë shumë e ndjeshme dhe e brishtë, e kontrolluar dhe e mbikqyrur nga qeveria, rëndësia e një medie të lirë si Portalb-i është më se e duhur në vendin tone,  që do të sjellë para qytetarëve të Maqedonisë një portal ku lajmet, shikimet, komentet, raportet, editorialet do të paraqitet në mënyrë transparente, jo-partizane dhe të ndershme në metodën e medias.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close