EULEX-i planifikon arrestimin e kriminelëve në Veri të Kosovës

Misioni EULEX i Bashkimit Evropian (BE) mësohet se së shpejti do të dërgojë njësite speciale policore për arrestime masive të kriminelëve në pjesën veriore të Kosovës. 

Burime diplomatike të afërta me misionin e BE-së në Prishtinë bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve INA se rreth 300 policë të cilat i përkasin njësiteve elitare do të fillojnë aksionin për arrestimin e kriminelëve serb të cilët veprojnë në këtë pjesë, dhe që përmes kontrabandës dhe veprave tjera penale përfitojnë miliona në dëm të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. 

“Në mesin e këtyre grupeve kriminale janë edhe shqiptarë, që bashkëpunojnë me botën e krimit në veriun e Kosovës”, tha diplomati perëndimor, duke paralajmëruar se një aksion i tillë do të zhvillohet pas zgjedhjeve të 6 majit në Serbi. 

Vendimi i Brukselit vjen pas protestave të të rinjve Mitrovicas kundër sjelljeve të EULEX-it  në raport me kriminelët serb në veriun e Kosovës. 

Një muaj më parë dhjetëra studentë dhe nxënës, anëtarë të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal të Mitrovicës në bashkëpunim me Lëvizjen “Koha”, kanë protestuar  para selisë së EULEX-it në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie me punën e këtij misioni i cili sipas tyre po i mbyll sytë para ngjarjeve makabre në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës./INA

Lajme të ngjashme

Back to top button