Ja reformat që parashihen për klasat e para nëpër shkolla me planin e ri arsimor (VIDEO)

Me ndryshimet e planit arsimor dhe programeve nëpër shkollat fillore që u prezantuan sot është parashikuar që në klasën e parë të ketë më pak lëndë (gjashtë) sepse lënda e shoqërisë dhe shkencat natyrore do të bashkohen në një lëndë – bota rreth nesh, ndërsa edukimi i arteve dhe edukimi muzikor do të integrohen në art. Përveç këtyre dyjave nxënësit e klasës së parë do të mësojnë gjuhë amtare, matematikë, arsimim fizik dhe shëndetësor (që në klasat më sipër do të jetë lëndë e sportit) dhe gjuhë angleze, njofton Portalb.mk.

  • Ora mësimore deri në klasën e pestë do të zgjatë 55 minuta, gjegjësisht 40 minuta për mësim dhe 15 për pushim, por arsimtari do të mund të vlerësojë se kur do ta japë pushimin në kuadër të 55 minutave. Në pushime do të kenë aktivitete të lira dhe lojëra, ndërsa të paktën ndonjë prej tyre duhet të jetë jashtë shkollës sepse agresiviteti te fëmijët paraqitet për shkak mbylljes së tyre në brenda;
  • Nxënësit e klasës së parë nuk guxojnë të kenë më shumë se katër orë në ditë;
  • Detyrat e shtëpisë do të merren me ushtrimet e orës, do të reduktohet aplikimi i testeve të njohurisë dhe do të shkohet me kontrollimin e njohurive me kontakt direk me çdo fëmijë;
  • Paralelet do të jenë me numër më të ulët të nxënësve;
  • Libri do ta humb statusin e monopolit në orë sepse do të ketë më shumë burime për mësim.

“Qëllimet për ndryshimet është që të shkohet në thellësi e jo në gjerësinë e diturive në vend të memorizimit, të shihet se si mendon fëmija dhe çfarë mendime jep. Janë të rëndësishme kreativiteti dhe kureshtja. Dija nuk është primare, por dashuria për të mësuar”, tha profesori universitar Zoran Vellkovski i cili është anëtar i grupit punues.

Rekomandimet, siç tha ai, janë të thjeshta dhe pret që të pranohen nga arsimtarët, duke shtuar se me më shumë liri, do të fitojmë arsimim më kualitativ, tha Vellkovski.

Pas revizionit të planeve për klasën e parë do të ketë revizion të planeve arsimore për planet e klasës së dytë dhe të tretë.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska tha se fokusi është vënë te tre klasat e para.

Për planet arsimore të klasës së parë do të ketë debate publike që të dëgjohen mendime nga arsimtare. Aplikimi është planifikuar nga shtatori në disa shkolla.

Me miratimin e aplikimit të planit të ri, nuk do të vlejë më programi i Kembrixhit për klasat e para, por librat e adaptuara nga Kembrixhi për klasën e parë do të mund të konkurrojnë së bashku me librat e autorëve vendas nëse janë përkatëse për programin e ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button