Peticion për ndërtimin e një muri në kufirin me Kosovën?

Në rrjetin social Facebook është hapur një faqe e fansave me titull Peticion për ndërtimin e një muri në kufirin me Kosovën, të cilin deri më tani e kanë nënshkruar 500 qytetarë.

Në shpjegimin e peticionit në 7 pikat numërohen arsyet e ndërtimit të një muri të tillë. Në to thuhet:

1. Vendosje e një paqeje të përhershme dhe stabilitetit në Maqedoni.
2. Stabilizim i bashkëjetesës ndëretnike në Maqedoni, kështu që shpërndajeni te shokët tuaj që të bashkëngjiten.
3. Peticioni do të shoqërohet me një tribunë, projekt të linjës së sigurisë (që do të promovohet në tribunë dhe në youtube).
4. Në tribunë do të fillojë peticioni me nënshkrime – i përkrahur nga 17 OJQ.
5. Linja e sigurisë do të sjellë paqe dhe stabilitet në Maqedoni si dhe në të gjitha fshatrat maqedonase, si dhe maqedono-shqiptare, si dhe në fshatrat kosovare.
6. Tejkalimi nëpër pikat kufitare do të bëhet me të gjitha marrëveshjet – me letërnjoftime etj.
7. Me këtë linjë të sigurisë do të parandalohet kontrabanda me duhan, armë, skllevër, emigrantë, grupacione të armatosura etj./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button