BDSH- Të thirren avokatë amerikan për rastin Monstrum

Partia e Bardhyl Mahmutit, Bashkimi Demokratik Shqiptar ka dorëzuar një thirrje deri te Komunitetit Shqiptaro – Amerikan për tu mobilizuar si që thonë nga BDSH, të angazhojnë  avokatë amerikan  që do të mbrojnë të dyshuarit e arrestuar në aksionin policor Monstrum.

“Proceset e montuara gjyqësore, të motivuara mbi baza politike, etnike dhe religjioze kanë qenë dhe mbeten instrumente të këtij shteti që nga themelimi i tij e deri më sot. Shpallja me pompozitet nga ana e Ministrisë Punëve të Brendshme të Maqedonisë  se gjatë operacionit “Monstrum” janë arrestuar 20 pjesëtarë të një grupi «“radikal islamik”, që gjoja kanë vrarë 5 qytetarë maqedonas dhe kinse pjesëtarët e kësaj organizate na paskan marrë pjesë në aksione terroriste në Afganistan, Pakistan dhe se gjoja paskan luftuar kundër forcave të NATO-s» nxori në shesh edhe një herë strategjinë antishqiptare të institucioneve shtetërore të Maqedonisë. Duke stigmatizuar shqiptarët si “ islamistë radikal” , në prag të Samitit të Çikagos, udhëheqësit e këtij shteti terrorist, që janë shndërruar në Monstrum të ri të Ballkanit,  shpresojnë se do të marrin sinjale pozitive për integrimin në NATO” shkruhet në komunikatën e BDSH.

Sipas kësaj partie,  bashkimi i faktorëve shqiptar në Maqedoni nuk është duke ndodhur dhe si të përçarë nuk janë në gjendje të mbrojnë asnjë viktimë të terrorizmit shtetëror.

“BDSH apelon publikisht te Komuniteti Shqiptaro Amerikan që të mobilizohen edhe kësaj radhe, si shumë herë në të kaluarën kur e ka kërkuar interesi kombëtar, dhe të sigurojnë një avokat amerikan në mbrojtje të viktimave të reja të proceseve të montuara gjyqësore. Vetëm në këtë mënyrë mund të evitohet që proceseve të montuara gjyqësore «Sopoti 1»,« Sopoti 2», «Brodeci» të mos i shtohet edhe “Rasti Smillkovci”!” përfundon kjo parti./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button