Lirohen të akuzuarit që morën masën e paraburgimit prej 48 orëve

Nëntë të arrestuarit me masën e paraburgimit  prej 48 orëve janë liruar sot në mëngjes rreth orës 9 e gjysmë. Familjari i të liruarit S.B nga burgu i Shutkës për Portalb shprehu gëzimin e tij .

“Jemi shumë të gëzuar që sot në mëngjes rreth orës 9 e gjysmë u lirua nga paraburgimi dhëndri i jonë S.B. dhe disa të arrestuar të tjerë që i’u ishte shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orëve. Me këtë llogaris se fitoi drejtësia në familjen tonë dhe të tjerëve që janë liruar, por gjithashtu besoj se i njëjti fat do t’i përcjell të gjithë të arrestuarit që ende gjinden brenda në polici, dhe të lirohen sa më shpejtë”, deklaroi I.A. vëllai i bashkëshortes tashmë të liruarit S.B.

Ndërkaq diku nga ora 08:00 e mëngjesit edhe vajza 19 vjeçare nga Hasanbegu, e fejuara e H. D. njëri ndër të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë, si dhe disa të tjerë që ishin të vendosur në burgun e Shutkës dhe i’u kishte shqiptuar paraburgimi prej 48 orëve janë tashmë të lirë.

Ndryshe, ndaj pesë prej personave të dyshuar për terrorizëm është caktuar masa paraburgim prej 30 ditësh të cilën do ta kryejnë në burgun e Manastirit.

Ende mbeten në arrati dy persona të tjerë të cilët, si që informuan nga MPB, kërkohen me Interpol./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button