Brnabiq: Serbia do të ndihmojë në hetimin e vrasjes së Ivanoviqit

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq tha se qeveria serbe do të ofrojë të gjithë ndihmën e mundshme në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe se nëse Serbia nuk lejohet të marrë pjesë në hetim, ajo do të hetojë vet.

“Kjo është një ditë jashtëzakonisht e vështirë për Republikën e Serbisë. Ne gjithashtu mbajtëm një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Situata është e vështirë, shpresoj se do të mbetet e qetë, por kjo është padyshim një goditje e madhe si për Serbinë, ashtu edhe për stabilitetin dhe sigurinë rajonale “, tha ajo mbrëmë për Radion Evropa e Lirë  në gjuhën serbe, transmeton Klan Kosova.

Ky reagim i shefes së ekzekutivit serb erdhi pikërisht në ditën kur para selisë së partisë së tij Iniciativa Qytetare SDP në veri të Mitrovicës u vra Oliver Ivanoviq .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button