Thaçi: Humbja e vëllezërve Gërvalla humbje e madhe për ne

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar 36-vjetorin e rënies së vëllezërve Gërvalla.

Thaçi ka shkruar në Facebook se Jusuf, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka ishin intelektual të mirëfilltë, me vizion e vendosmëri politike.

“Para 36 vjetësh, më 17 janar 1982, humbëm tre veprimtarë të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Ishin intelektualë të mirëfilltë, me vizion e vendosmëri politike. Edhe pse tashmë kanë kaluar 36-vjet, ajo ditë do të mbetet përgjithmonë e freskët në kujtesën tonë kombëtare e historike. Humbja e tyre ishte një humbje e madhe për të gjithë ne”, ka shkruar ai. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button