Bujqit kërkojnë kalendar për subvencionim dhe komunikim më të mirë me Agjencinë pagesore

Blerje intervente, “naftë e gjelbër”, ndërtim i objekteve, themelim i fondit prej gjashtë milionë eurove mundësi për rritje shtesë, mbrojtje nga ndikimet e jashtme, stimulime për kooperativa bujqësore dhe ulje të TVSH-së për medikamentet për fondin e kafshëve, janë vetëm disa nga masat nga Propozim-programi nacional pesëvjeçar për subvencionim në bujqësi që sot u shqyrtua në debat publik në Ministrinë resore.

Në debat morën pjesë përfaqësues nga kooperativat bujqësore, odat ekonomike dhe ndërmarrjet. Për një pjesë të madhe të masave ata dhanë mendime pozitive, por sugjeruan edhe propozime të tjera.

Kërkojnë sjellje të kalendarit për subvencionim (cilat subvencione kur të paguhen), ulje të TVSH-së për shërbimet veterinare, rregullim të procedurave administrative me rregullore të posaçme, ndarje të masave agroekologjike si të posaçme, sipas tyre, duhet të ketë komisioni i shkallës së dytë për shqyrtim të ankesave në vend që bujqit të shkojnë nëpër gjykata për lëshime të caktuara.

Siç informoi Ministria e Bujqësisë, ndryshime të masave të propozuara paralajmëroi edhe drejtori i Ndërmarrjes publike për ekonomizim me kullosat, Lulzim Fejzullai, i cili theksoi se nevojiten intervenime të vogla për benefite të blegtorëve, jo drejtpërdrejt me para, por në mënyrë indirekte përmes krijimit të kushteve, përkatësisht përmirësimit të infrastrukturës.

Në debat të pranishmit u informuan se së shpejti do të përgatitet edhe strategjia e re nacionale për bujqësi dhe zhvillim rural.

Programi nacional për subvencionim është për periudhën 2018 – 2022, paraqet bazë për programet e ardhshme vjetore dhe mund të revidohet në tre vite. Është sjellë në bazë të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, ndërsa qëllimi është zhvillimi i bujqësisë së Maqedonisë përmes implementimit të teknologjive të reja, investimeve dhe konkurrencës më të madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button