Maqedonia sivjet do të ndërtojë 80 kilometra gazsjellës

 Në Maqedoni sivjet do të ndërtohen 80 kilometra gazsjellës që është më së shumti deri më tani, ndërsa për këtë veçmë janë siguruar rreth 40 milionë euro në Buxhet.

Siç theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski pas takimit të sotëm të punës me drejtorin e Burimeve Energjetike të Maqedonisë (BEM) Bllagojçe Kotevski, gazifikimi është një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë dhe për këtë intensivisht po punohet për gjetjen e mënyrave që tubacionet e gazsjellësit të arrijnë deri te të gjitha komunat.

Ai theksoi se ekzistojnë probleme të caktuara me marrëdhëniet pronësore-juridike gjatë shpronësimit dhe shtoi se pret të përmbushen afatet e projektuara dhe deri në vitin 2020 do të ndërtohet pjesa e gazsjellësit nga Negotina deri në Manastir, ndërsa deri në fund të vitit 2019 të përfundojë pjesa nga Shkupi deri në Gostivar me pjesën drejt Tetovës.

Kotevski, ndërkaq, tha se intensivisht negociojnë me kryetarët e të gjitha komunave ku kalon rrjeti gazifikues kombëtar që edhe me kohë ta ndërtojnë rrjetin sekondar.

Ai theksoi se për tre deri në katër muaj duhet të jetë gati pjesa nga bllok stacioni deri në Negotinë, pastaj deri në fund të vitit 2020 të përfundojë pjesa nga Negotina deri në Manastir, ndërsa deri në fund të vitit të ardhshëm të jetë gati edhe pjesa nga Shkupi deri në Gostivar me pjesën në drejtim të Tetovës.

Theksoi se për sivjet janë siguruar pesë milionë euro për shpronësimin e tokës, prej të cilave katër milionë euro do të jenë për pjesën nga Shkupi deri në Gostivar me pjesën në drejtim të Tetovës, ndërsa një milion nga Negotina deri në Manastir.

Sivjet, siç tha, intensivisht do të punohet në zgjidhjen e problemeve me shpronësimin në vitin 2019 që të mundet pa pengesë të punohet.

Planifikohet edhe ndërlidhje e re interkonektuese me Greqinë dhe Bullgarinë.

Ekzekutues e pjesës nga Shtipi deri në Negotinë dhe nga Shkupi në drejtim të Gostivarit me pjesën në drejtim të Tetovës është “Rapid bild” me konsorciumin, ndërsa pjesa nga Negotina në drejtim të Manastirit e ndërton ndërmarrja “Granit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button