Dhjetori i vitit të kaluar, muaji më “i errët” në historinë e Moskës

Muaji dhjetor i vitit 2017 në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, ku kohëzgjatja e dukshmërisë së diellit ka qenë vetëm 6-7 minuta, ka qenë muaji më i “errët” në historinë e këtij qyteti, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Qendrës Meteorologjike të Rusisë (Hidrometesentr), Roman Vilfand, në një deklaratë për gazetarët tha se dielli në muajin e kaluar në këtë qytet ka qenë i dukshëm vetëm 6-7 minuta për shkak të reve.

Duke theksuar se kjo kohëzgjatje është më e ulëta në historinë e qytetit, ai tha: “Kur njerëzit e mësojnë këtë informacion, thonë se ‘tani e kuptuam pse kemi qenë në depresion'”.

Më herët, muaji më i errët në Moskë ka qenë dhjetori i vitit 2000, kur dukshmëria e diellit ishte vetëm tre orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button