Sot shënohet Dita botërore e lirisë së mediave

Në botë sot shënohet Dita botërore e lirisë së mediave, ndërsa Komiteti ekzekutiv i Federatës ndërkombëtare të gazetarëve vendosi që tema globale këtë vit të jetë arrestimi i gazetarëve.

Vendim për shënimin e Ditës botërore të lirisë së mediave e mori Asambleja e përgjithshme e KB-së në vitin 1993. Në këtë ditë UNESKO tradicionalisht mban konferencë në të cilën marrin pjesë punonjës medial, organizata për liri të shtypit dhe agjenci të specializuara të KB-së për t’u vlerësuar gjendja në mediat në botë.

Sipas Freedom House, nga 197 shtete dhe territore në vitin 2011, 66 sipas raportit më të ri kanë liri të shtypit, 72 janë pjesërisht të lira, ndërsa në 59 liria është e ngulfatur. Regres më të madh është regjistruar në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Organizata botërore për gjendjen me lirinë e shtypit ka konfirmuar pengesë më të madhe në Hungari pas ardhjes në pushtet të kryeministrit Viktor Orban.

Maqedonia është në grupin e vendeve me liri të pjesërishme të mediave. Në korniza botërore shteti ka rënë në vendin e 115-të nga gjithsej 197 vende. Maqedonia në vitin paraprak ishte në vendin e 86-të në listën e Freedom House. Në listën e Freedom House para Maqedonisë janë Shqipëria, mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Serbia dhe Kroacia.

Në botë në vitin 2011 janë vrarë 102 gazetarë. Sipas të dhënave të Press institutit ndërkombëtar, më së shumti gazetarë janë vrarë në Meksikë – 10, vijon Iraku me nëntë, Hondurasi, Jemeni dhe Pakistani – nga gjashtë gazetarë të vrarë, Kili dhe Libia me pesë. Në Evropë janë vrarë shtatë gazetarë – nga tre në Rusi dhe Turqi dhe një në Azerbajxhan./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button