Japoni, alarm i gabuar për lançimin e raketës nga Koreja e Veriut

Televizioni zyrtar i Japonisë NHK ka publikuar një paralajmërim të gabuar se Koreja e Veriut ka lançuar një raketë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, NHK nëpërmjet faqes së saj të internetit dhe aplikacionit mobil ka publikuar gabimisht lajmin në të cilin thuhet se “Koreja e Veriut mund të ketë lançuar një raketë në ora 18.55 sipas kohës lokale”.

NHK ka përmirësuar gabimin brenda 10 minutash ndërsa në një deklaratën nga rrjeti social kërkoi falje për alarmin e gabuar për raketë.

Më 13 janar në Havai, një paralajmërim i gabuar për gjendje emergjente se një raketë balistike po i afrohet këtij ishulli shkaktoi panikë tek qytetarët.

Në telefonat celularë të qytetarëve në orët e mëngjesit ishte dërguar një informacion me kodin e alarmit emergjent ku shkruhej “Kërcënim kundër Havait me raketë balisitike. Menjëherë kërkoni strehim. Kjo nuk është një stërvitje”.

Zëdhënësi i Departamentit të Gjendjes Emergjente në Havai, Richard Repoza ka thënë se ky paralajmërim i dërguar në telefona është alarm i gabuar dhe bëri të ditur se rasti po hetohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button