Dy të arratisurit do të kërkohen përmes Interpolit

Pesë prej personave që cilët dyshohet  për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovc të Shkupit dhe që akuzohen edhe për terrorizëm gjykatësi hetues u ka shpallur paraburgim 30 ditor dhe të njëjtët janë dërguar në burgjet hetuese në brendi të Maqedonisë.

Pesë të akuzuarve tani më disa media u kanë publikuar edhe identitetin dhe fotot e tyre
Afrim Ismailoviq 32 vjeç, , vëllain e tij Agim 33 vjeç  dhe 27 vjeçari Halil Demiri akuzohen si kryerës së vrasjes, ndërsa 54 vjeçari Fejzi Aziri dhe 24 vjeçari Rami Sejdiu, akuzohen se u kanë ndihmuar  të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë që të artisen nga Maqedonia.
Tre të arrestuarit për shkakqe sigurie janë dërguar në burgun hetues në Manastir.

MPB ka lëshuar edhe kërkesë zyrtare deri tek policia e Kosovës  dhe Interpoli për arrestimin e dy të arratisurve që dyshohet se fshihen në Kosovë, Afrim Ismailoviq dhe Halil Demiri. 


Njëri nga të akuzuarit si kryerës i vrasjes mbrëmë para gjykatësit hetues është mbrojtur në heshtje.

Paraburgim prej 30 ditëve është shqiptuar edhe për katër të tjerë, ndërsa paraburgimi prej 48 orëve është shqiptuar për 10 veta, ku bëjnë pjesë grupi i vajzave dhe grave të ndaluara. Gjykatësit kërkuan masën e tillë me qëllim për të kryer ekspertizën e materialeve dëshmuese dhe armëve të gjetura, ndërsa më pas do të vërtetohet përgjegjësia e tyre.
Feride Bilalli, 60 vjeçarja nga Hotla e Likovës u la e lirë për tu mbrojtur në arrest shtëpiak, për shkak problemeve shëndetësore, ndërsa gjykata ka konfiskuar pasaportën e saj.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button