Përdhunoi gruan ditën e parë të martesës, rrezikon burgun!

Një bashkëshort rrezikon të dënohet me një burgim të gjatë në Britaninë e Madhe, pasi përdhunoi gruan e tij në ditën e martesës. 

E reja, në të 20-tat e saj, tregoi përpara gjykatës gjatë së mërkurës, se ditën e dasmës, ajo ishte kthyer aq e dehur në dhomë, sa që kishte refuzuar që të kryente marrëdhënie seksuale.

Megjithatë, partneri i saj e injoroi refuzimin e saj, duke e detyruar me forcë që të përmbushte kërkesat e tij. Gjatë martesës 2-vjeçare, ai akuzohet edhe për katër raste të tjera përdhunimi.

Ligji britanik, e konsideron njësoj fajtor një bashkëshort, si një të panjohur, në rastin e detyrimit të një akti seksual. Megjithatë, çështja mbetet e bujshme pasi me statistika janë shumë të rralla rastet në të cilat “përdhunimi bashkëshortor” përfundon në dyert e gjykatave.

Sipas akuzës në këtë proces, dikur një njeri i dashur dhe i kuptueshëm, bashkëshorti u transformua pas martesës, duke e konsideruarn gruan e tij si një pronë seksuale, e përshtatshme për t’u përdorur sipas dëshirave të tij.

Siç u dëshmua në gjykatë, gruaja kishte patur nevojë për trajtim mjekësor në disa raste nga plagët, përfshi edhe në rastin kur ishte detyruar të kryente marrëdhënie fare pak kohë pas lindjes së fëmijës së çiftit.

Në dëshminë që ka tronditur Britaninë, e reja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye të mbrojtjes së identitetit, deklaroi: “E kam dashur, por nuk mund të jetoja më ashtu siç jetoja. Tashmë kam makth prej tij dhe me temperamentin që ka, kam frikë edhe për fëmijët e mi. Martesa nuk do të thotë se nuk mund të them më jo”./top-channel

Lajme të ngjashme

Back to top button