Google mundëson përkthimin e çdo e-maili

Duke filluar që nga dita e djeshme, Google ka filluar të lëshojë një version të ri të përkthimit në Gmail, shërbim i cili është dizajnuar që të mundësojë komunikimin tuaj me email në çdo gjuhë të botës.

Për më tepër, Google tani mendon se ky shërbim tani është i gatshëm për përdorim në masë. 
Derisa ishte duke e testuar këtë shërbim në laboratorin e saj, ky funksion i ri në kuadër të Gmail, thuhej se ishte ndër më të preferuarit nga përdoruesit. 

Në deklaratën e Google thuhet se “nëse të gjithë janë duke e përdorur Gmail-in, atëherë komunikimi juaj me email mund të jetë në gjuhë të ndryshme të botës, ku secili prej jush mund të lexojë mesazhet në gjuhën të cilën e kupton”. 

Google tashmë ka filluar të lëshojë këtë funksion të ri në emaila, ndërsa në ditët në vijim i njëjti do të jetë në dispozicion për shumicën prej nesh.

Lajme të ngjashme

Back to top button