DR: Të mbledhemi të gjitha subjektet kundër diskriminimit

Demokracia e Re është deklaruar sot lidhur me operacionin “Monstrum” të MPB dhe arrestimet spektakolare gjoja në zbulimin e estremistëve radikal islamik. 

“Aksioni i djeshëm i policisë dhe veprimet në vazhdim kanë tronditur opinionin shqiptar me deklaratën e ministres Jankullovska se ende pa u kryer hetimet, na doli se gjoja qenkan persona islamistë radikal dhe ky ishte një ofendim për shqiptarët”, thekson DR. 

Nënkryetari i kësaj partie, Abedin Zymberi deklaroi se në këtë situatë kur njerëzit ndodhen të arrestuar dhe ushtrohet torturë ndaj tyre për t’i detyruar për të pranuar veprat që nuk i kanë bërë, DR kërkon mobilizim të gjithanshëm politik. 

DR me këtë rast kërkon urgjentisht që të ndërhyhet nga ana e faktorit ndërkombëtar, të kërkohet hetime ndërkombëtare, përfshirë institucione të specializuara ndërkombëtare për hetime siç është edhe rasti i Byrosë Amerikane të Hetime FBI. 

DR vlerëson se bëhet fjalë për një rast që nënkupton një manipulim të radhës dhe se kjo Qeveri është e interesuar për të krijuar destabilizim dhe për të larguar vendin larg NATO dhe BE-së. 

“Gjithë kjo që po ndodhë në Maqedoni na rrit dyshimin se kjo Qeveri synon futjen e frikës tek shqiptarët dhe të mbulojë dështimet në planet e tjera”, theksoi Zymberi./INA

Lajme të ngjashme

Back to top button