Fule viziton sot Tiranën, takime me krerët e shtetit

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fule do të vizitojë sot Tiranën, për të diskutuar përpjekjet për reformë dhe progresin në agjendën e Bashkimit Evropian me aurotitetet shqiptare. 
 
Gjatë qëndrimit të tij një ditor në Tiranë, ai do të takohet me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Jashtëm dhe Zëvendës Kryeministrin Edmond Haxhinasto, Avokatin e Popullit, Igli Totozani dhe Kryetarin e opozitës dhe të Partisë Socialiste Edi Rama. Komisioneri Fule gjithashtu do të flasë në Kuvend, duke iu drejtuar anëtarëve të parlamentit mbi tema të rëndësishme për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
 
Kjo vizitë vjen në vijim të një sërë takimesh intensive mes Komisionit Europian dhe përfaqësuesve shqiptarë, duke përfshirë takimet ndërmjet Komisioneri Fule, Ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto dhe Ministren e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu në mars. Hera e fundit që Komisioneri Fule vizitoi Tiranën ishte më 30 mars 2011. /oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button