Maqedoni, rënia e prokurores “me duar të përgjakura”

Me vendim të këshillit të prokurorëve, në dhjetor të vitit 2017, Sasho Rajçev është emëruar për u.d. kryetar i Prokurorisë së Shkupit, njofton Portalb.mk.

Deri në miratimin e këtij vendimi, të njëjtin funksion e ka kryer prokurorja Gordana Geshkovska, ose siç e ka quajtur javorja “Fokus”, “prokurorja me duar të përgjakura”. Nga ana e të punësuarve në Prokurorinë Publike dhe nga fusha juridike, u kritikua veprimtaria e saj si shefe e Prokurorisë së Shkupit, të cilët e vlerësuan si të paligjshme, pasi që Këshilli nuk ka pasur kompetencë të tillë që ajo të jetë në krye të Prokurorisë, pa shpallje të konkursit.

Geshkovska, momentalisht punon si prokuror në Prokurorinë e Shkupit. Me emërimin e Sasho Rajçev për u.d. kryetar të Prokurorisë së Shkupit, ajo nuk është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike për ku ka konkuruar përpara disa vjetëve dhe u zgjodh, por pasi që njëkohësisht u zgjodh për kryetare të Prokurorisë së Shkupit, dhe atëherë, por edhe tani është problematizuar zgjedhja dhe u karakterizua si e paligjshme.

Jankullovska - Geshkovska
Geshkovska-Jankullovska

Për atë se si dhe nga kush është zgjedhur që Geshkovska të jetë shefe e Prokurorisë së Shkupit, opinioni mund të dëgjonte edhe nga përgjimet e paligjshme apo “bombat”, në të cilat një ditë përpara se të zgjedhet ajo, ish shefi i Policisë Sekrete Sasho Mijallkov dhe ish ministrja e MPB-së, Gordana Geshkovska e dakordojnë zgjedhjen e saj.

Më parë, Geshkovska ka punuar në Prokurorinë për Krim të Organizuar. Ish kryeprokurori Lupço Shvërgovski, i cili tani është avokat i Sasho Mijallkovit, për Geshkovskën ka thënë publikisht që “nuk ka kapacitet intelektual që të punojë në lëndë të krimit të organizuar”.

Prej shumë lëndëve të njohura që i ka përfaqësuar Geshkovska, përveç lëndëve “Baçillo” dhe “TV A1” (të cilat nga bashkësia ndërkombëtare u vlerësuan si lëndë politike), ajo thuajse nuk ka përfunduar asnjë lëndë që është në dobi të prokurorisë. Nga përfaqësimi i Geshkovskës si prokurore ka një numër të madh të lëndëve, të cilët presin zgjidhje përpara Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ndërkaq kanë të bëjnë me paraburgimet e paligjshme dhe vazhdimin e paraburgimeve me kërkesë të saj nga Gjykata, por edhe dëme për gjykime në afat të arsyeshëm.

Tani për tani nuk ka informata se çfarë saktësisht punon Geshkovska, por edhe nëse asaj do t’i kërkohet përgjegjësi, por edhe të shkarkohet nga detyra për shkak të paraqitjes së saj në lëndë të ndryshme, traansmeton Portalb.mk.

Pa dyshim që një ndër lëndët më skandaloze që ka udhëhequr Geshkovska është “Monstra”. Së fundi, Gjykata Supreme e shfuqizoi vendimin e 1 majit të vitit 2012, me të cilin u shqiptua paraburgim për 7 persona, për masakrën në Liqenin e Smillkovës.

Zvërlevski - Geshkovska - Jankulloska
Zvërlevski – Geshkovska – Jankulloska

Geshkovska do të mbahet mend edhe për fjalët e fundit të saj në lëndën “Monstra”, e cila dërgoi porosi nacionaliste, fetare dhe politike për të akuzuarit, në mungesë të argumenteve për atë që i akuzonte.

LEXO: Lënda “Monstra” kthehet në shqyrtim të sërishëm

Si shefe e Prokurorisë së Shkupit, për ndodhitë e 27 prillit të përgjakshëm në Kuvendin e Maqedonisë, ku u rrahën deputetë e gazetarë, Geshkovska i liroi dhunuesit, duke i kualifikuar veprat e tyre si “pjesëmarrje në turmë”, që nuk ishte karakteristike për punën e saj të deriatëhershme pasi që e njëjta arrestonte edhe gra shtatzëna, duke insistuar që të arrestohen dhe ashpër të dënohen.

Për incidentin i cili ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar, në rrjedhë është procedura hetimore, ku mbi 30 persona akuzohen për “rrezikim të sigurisë dhe rendit kushtetues të Maqedonisë”.

Ajo që është aktuale këto ditë, është që Geshkovska t’i kthejë mjetet që i ka pranuar si ndryshim page në disa vitet e kaluara. Ajo ka pranuar rrogë sikur prokuror republikan, ndërkaq ka punuar si prokuror themelor, ka marrë edhe kompensime për kujdestari, i cili nuk është tipik për shefat e prokurorisë, pasi që ata si udhëheqës janë të përjashtuar nga orari për kujdestari.

Opinioni e ka irrituar atë pasi që me vite është shëtitur me sigurim personal, në llogari të shtetit, edhe pse diçka e tillë as më parë s’ka qenë në praktikë, por as në nevojë të prokurorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button