fbpx

Kush ishte Oliver Ivanoviq, politikani i njohur serb i vrarë sot në Mitrovicë?

Oliver Ivanoviq (i lindur më 1 prill 1953) ishte një prej politikanëve më aktivë serbë në Kosovë. Ai ka qenë kryetar i iniciativës qytetare SDP që vepron në Kosovë.

Ai ka shërbyer si Sekretar Shtetëror i Ministrisë për Kosovën në qeverinë e Serbisë në vitet 2008-2012. Ai ishte gjithashtu anëtar i Qendrës Koordinuese për Kosovën.

Ivanoviq u akuzua për krime lufte dhe u dënua me nëntë vjet burg më 21 janar 2016 për krime lufte nga gjyqtarët e misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (Eulex) në Kosovë.

Megjithatë, Gjykata e Apelit në Prishtinë anuloi aktgjykimin më 12 shkurt 2017 dhe urdhëroi një gjykim të ri.

Ivanoviq ka lindur në Rzniq, një fshat pranë Deçanit në Kosovën Perëndimore, në kohën kur ishte pjesë e Jugosllavisë, më 1 prill 1953.

Babai i tij, Bogdani, ishte profesor i historisë dhe nëna e tij Olga, ishte profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë serbe.

Trashëgimia e tij amtare është malazeze. Ivanoviq ka jetuar në Mitrovicën e Kosovës me bashkëshorten dhe tre fëmijët. Ai kishte ndjekur shkollën fillore dhe të mesme mekanike-teknike në Mitrovicë.

Ivanoviq u regjistrua në Akademinë Ushtarake të Zagrebit për t’u bërë pilot. Gjatë studimeve ai filloi trajnimin e karatesë dhe shpejt u bë instruktor.

Gjatë studimeve të tij ai u diagnostikua me mangësi kongjenitale dhe u largua nga Akademia Ushtarake. Ai u kthye në Kosovë dhe mbaroi studimet e tij në Fakultetin e Makinerisë në Mitrovicë, Universitetin e Prishtinës. Ai gjithashtu ka studiuar në Fakultetin e Ekonomisë në Prishtinë.

Ai është gjithashtu një arbitër ndërkombëtar i karatesë. Ai ishte kryetar i klubit të karatesë “Trepça”.

Ivanoviq përveç serbisht, fliste edhe anglisht, shqip dhe italisht.

Ivanoviqi filloi karrierën e tij politike në qershor 1999 gjatë Luftës së Kosovës, kur u emërua kryetar i Këshillit Kombëtar Serb të Veriut të Kosovës.

Ai mbajti këtë pozicion deri më 6 qershor 2001. Ai gjithashtu ishte kryetar i Bordit të Komunës deri në fund të tetorit 2001. Ai u bë anëtar i Qendrës Koordinuese për Kosovë më 2 gusht 2001.

Aktivitetin politik e nisi, në vitin 1999, me një kërkesë nga “Rojet e Urës”. “Rojet e Urës” e ftuan Ivanoviqin për t’i trajnuar si mjeshtër i karatesë

Ai u emërua ministër në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare në nëntor të vitit 2001 dhe një anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës më 2 dhjetor.

U shkarkua pas dy viteve kur u bënte thirrje serbëve të Kosovës të merrnin pjesë në zgjedhjet në Kosovë.

Ai ishte anëtar i Partisë Social Demokratike (SDP) të Nebojsha Çoviqit. Nga viti 2008 deri në vitin 2012 ka shërbyer si Sekretar Shtetëror i Ministrisë për Kosovën.

Ivanoviq ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga 2001- 2004. Si deputet u bë edhe anëtar i kryesisë së Kuvendit

Oliver Ivanoviq është lider i Partisë “Liri, Demokraci, Drejtësi”. Kur Kosova e shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, Ivanoviq tha: “Nëse Kosova bëhet e pavarur, ajo do të ngelet pa serbë”.

Në vitin 2008 Ivanoviq u bë Sekretar i shtetit në Ministrinë Serbe për Kosovën.

Në vitin 2013 kandidoi për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut. Në ato zgjedhje humbi garën nga Krstimir Pantiq i “Listës Serbe”

Ivanoviq u arrestua në vitin 2014 për krime lufte në vitin 1999 dhe 2000 në Mitrovicë. Ai akuzohej për vrasje, dëmtim prone dhe dëbim të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës, transmeton Insajderi.

Aktakuza iu ngrit më 11 gusht 2014. Sa ishte në paraburgim, ai hyri në grevë urie në kërkim të mbrojtjes në liri.

Në gjykimin ndaj tij dëshmoi edhe ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi. Dëshmitarët thanë së gjatë luftës e kanë parë me uniformë dhe të armatosur.

Gjykimi i tij pati shumë lot nga dëshmitarët që ishin prezentë në çastet kritike të krimeve në veri.

Dëshmitari Isa Mustafa tha se ishte i pranishëm në ditën kritike në jug në vitin 1999 dhe e pa aty Oliver Ivanoviqin

Ivanoviq u dënua për krime lufte të kryera në vitin 1999 me 9 vjet burg. Edhe pse u dënua më pesë vite burgim, Ivanoviq u la në arrest shtëpiak. Ivanoviq u gjykua nga një trup i gjykatësve ndërkombëtarë të EULEX-it.

Në zgjedhjet e fundit lokale ai kishte kandiduar për kryetar të Mitrovicës së Veriut, ku kishte humbur përballë kryetarit aktual Goran Rakiq. Kjo kishte ardhur edhe si rezultat se Beogradi zyrtar kishte ndihmuar kundërkandidatin e tij nga radhët e Listës Serbe.

Gjykata e Apelit në Prishtinë, vitin e kaluar ka vërtetuar aktgjykimin lirues ndaj Ivanoviqit për vrasjen e shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës në shkurt të vitit 2000.

Oliver Ivanoviq u qëllua sot për vdekje në qendër të Mitrovicës. Ky nuk ishte sulmi i parë ndaj tij. Në vitin 2017 atij iu dogj vetura në qendër të Mitrovicës së Veriut.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close