Pasi Koreja e Jugut po shqyrton ndalimin e Bitcoin-it, ulet vlera e tij!

Ndalesa e mundshme për tregti me valutat dixhitale në Kore të Jugut ka bërë që çmimi i bitcoin-it dhe valutave tjera dixhitale të shënojnë ulje në treg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri korean i Financave, Kim Dong-yeon, gjatë një interviste për radion lokale TBS, tha se “ndalesa për tregti me valutat dixhitale është një mundësi reale”, për të shtuar se një vendim i tillë është temë e analizave qeveritare.

Vlera e Bitcoin-it në tregun ndërkombëtar të martën është 13.209,25 dollarë, që është 2.8 për qind më e ulët se sa vlera e regjistruar të hënën, thonë nga CoinDesk, një ueb faqe e specializuar për Bitcoin dhe valutat tjera dixhitale.

Deklarata e ministrit korean të Drejtësisë javën e kaluar për një ndalim të mundshëm të Bitcoin-it dhe valutave tjera dixhitale shkaktoi shitblerje të mëdha dhe një pakënaqësi të shprehur publike, megjithatë shteti akoma nuk ka marrë një vendim të prerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button