Paraburgim për të arrestuarit në operacionin “Monstër”

Gjykata Penale në Shkup ndaj shumicës së të arrestuarve në operacionin “Monstër” ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, informon agjencia e lajmeve INA. Avokatët mbrojtës i thanë agjencisë së lajmeve INA se ndaj 17 të arrestuarve është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndaj tre femrave masa e paraburgimit prej 48 orëve dhe gruaja 60 vjeçare nga Hotla e Likovës është lënë e lirë. 

Një pjesë të arrestuarve menjëherë janë dërguar nëpër makinat dhe transportuesit e MPB-së, për ti transportuar drejt burgut të Shutkës.

Avokatët mbrojtës theksuan se janë në pritje të vendimit të gjykatësve hetues lidhur shqiptimin e masës së paraburgimit dhe hollësi të tjera mbi rastin. (INA)

Lajme të ngjashme

Back to top button