Barca fiton – Messi shkruan historinë

Barcelona ishte e pandalshme në fitoren prej 4-1 kundër Malagas, në takimin në të cilin Lionel Messi realizoi het-trik. Carles Puyol kaloi vendasit në epërsi pas asistimit të Andres Iniestas (13’), ndërsa Rondon e barazoi rezultatin (26’).

Iniesta u ndal në mënyrë të parregullt në zonë dhe penaltinë e akorduar e shndërroi në gol Lionel Messi (35’), duke kthyer avantazhin e ekipit vendas dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në gjysmën e dytë, Leo Messi nxori një penalti dhe konvertoi në gol (59’), duke barazuar kështu rekordin e Gerd Mueller me 67 gola të shënuar në një sezon.

Superylli argjentinas pranoi një top nga Andres Iniesta për ta kompletuar het-trikun e tij (64’) dhe për ta shënuar golin historik që thyen rekordin shumëvjeçar të legjendës gjermane (në sezonin 1972/1973, Mueller shënoi 67 gola me fanellën e Bayern Munichut në të gjitha garat; ndërsa në sezonin 2011/2012 Leo Messi deri më tash ka shënuar 68 gola në të gjitha garat me Barcelonën).

Pas kësaj fitoreje, Barcelona gjendet katër pikë prapa Real Madridit, që do të thotë se Los Blancos duhet të fitojnë ndaj Athletic Bilbaos nëse duan të shpallen kampionë këtë javë, përndryshe duhet ta shtyjnë festën e tyre./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button