Zbulimi shkencor mbi “gjenin Jolie”, që mund të frenojë mastektominë e dyfishtë

Mutacioni i genit BRCA i quajtur “gjeni Jolie” që rrit deri në 8 herë rrezikun e kancerit nuk është një dënim me vdekje. Nëse diagnostikoheni me kancer të gjoksit probabilitetet e mbijetesës janë të njëjta krahasuar me atë të pacientëve që nuk e kanë mutacionin e ADN-së.

Ky studim vjen nga universiteti i Southampton i publikuar në revistën “Lancet Oncology” që gjithashtu zbuloi se mastektomia (heqja e gjirit) pas diagnostikimit nuk ka efekte mbi jetëgjatësinë e mbijetesës. Mutacioni i BRCA u bë i famshëm nga aktorja, e cila bëri publike vendimin si masë parandaluese të heqjes së dy gjinjve, pasi e kishte zbuluar se e kishte këtë gen. Studimi ekzaminoi të dhënat e 2.733 grave nga mosha 18-40 vjeç, nga të cilat 12% kishin mutacionin e genit. 10 vite nga diagnostikimi nuk kishin mbijetuar nga kanceri 651 gra dhe mortaliteti rezultoi i njëjtë në të dy grupet.

Një e treta e grave me këtë mutacion kishin bërë mastektomi të të dy gjinjve nënvizojnë studiuesit, por kjo lloj ndërhyrjeje nuk ndryshoi probabilitetin e mbijetesës.

“Kjo na thotë që ndërhyrja radikale nuk duhet bërë menjëherë, por bashkë me trajtimet e tjera megjithëse ndoshta mastektomia mund të japë përfitime afatgjata 20-30 vite pas diagnostikimit fillestar,” – u shpreh për BBC Diane Eccles, autore e këtij studimi. / Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button