Sonte pritet vendimi i gjykatësve hetues, lirohet 60 vjeçarja, mungon njëri nga të arestuarit para gjykatësve hetues

Avokati mbrojtës Naser Raufi deklaroi për agjencinë INA se deri tani janë dëgjuar shumica e të ndaluarëve dhe se është liruar vetëm 60 vjeçarja Feride Bilalli nga fshati Hotël i komunës së Likovës.

 “Po vazhdon marrja në pyetje e personave të ndaluar dhe të akuzuar nga MPB-ja. Presim që rreth orës 21.00 të përfundojë procesi i marrjes në pyetje dhe të shohim më pas se çfarë vendime të shqiptojnë gjykatësit hetues”, theksoi për INA, gjykatësi Raufi. 

Siç mësohet jozyrtarisht pritet edhe lirimi i femrave dhe grave të tjera të ndaluara, por kjo akoma nuk është konfirmuar nga ana e avokatëve mbrojtës.

 Feride Bilalli u la e lirë dhe i`u mor pasaporta, për shkak se ajo vuante nga sëmundjet e ndryshme dhe nuk përballonte qëndrimin e mëtejm në gjykatë, pas 24 orëve të ngelura në organet e rendit.

 Por, avokatët mbrojtës bëjnë të ditur se edhe ajo megjithatë nuk mund ti shpëtojë dënimit, për shkak se MPB dhe hetuesia ka theksuar se tek shtëpia e saj janë gjetur armë, municion dhe mjete tjera. 

Derisa po vazhdon procesi i marrjes në pyetje të të ndaluarëve, familjarët e tyre po qëndrojnë pranë gjykatës, duke pritur vendimet e gjykatësve hetues. 

MPB sot përmes një konference me gazetarët theksoi se pesë nga të ndaluarit janë organizatorët dhe pjesëmarrësit e vrasjes së pesëfisht. Tre prej tyre kanë ekzekutuar vrasjen dhe dy kanë qenë bashkëpunëtor të ngushtë të tyre.

Nga ana tjetër thuhet se Haki Aziri, 27 vjeç nga Shukta e Shkupit, i arrestuar në operacionin “Monstër” nga MPB deri tani nuk është sjellë para gjykatësve hetues. 

Kjo është konfirmuar për INA nga ana e familjarëve, por edhe avokatit të caktuar mbrojtës, Milanov Elenko, i cili lajmin i`a ka kumtuar familjarëve./ INA

Lajme të ngjashme

Back to top button