Një bukë fantastike me djathë dhe hudhra!

Nëse i pëlqeni hudhrat atëherë kjo bukë do ju duket thjesht fantastike! Koha për ta provuar me anë të recetës së mëposhtme, përcjell Shije.al.

Përbërësit:

1 qepë e vogël e grirë
3 lugë gjelle me majdanoz
4 thelpi hurdhra të grira shumë imët
¼ lugë gjelle me kripë
5 lugë gjelle me gjalpë të shkrirë
2 vezë
500 gramë bukë gruri
½ filxhan çaji me djathë parmixhano të grirë

Përgatitja: 

Në një tas, bashkoni qepën, majdanozin, hudhrat, kripën, gjalpin dhe vezët derisa të krijohet një masë homogjene.Ngrohni furrën në 180 gradë Celsius. Merrni tulin e bukës dhe shtojeni tek masa që përgatitëm pak më parë.

Punojeni mirë dhe shtojini gjalpin. Ndajeni atë në pjesë të vogla sipas dëshirës dhe vendosini në një tavë, sipër një letre kuzhine. Sipër shtojini djathin parmixhano dhe buka është gati për tu pjekur, për rreth 45 minuta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button