fbpx

Kupa e Maqedonisë: Renova fiton trofeun e parë

Në finalen e sotme të Kupës të Maqedonisë, të luajtur në Shtip, Renova arriti të mposht me shumë meritë Rabotniçkin me rezultatin 3-1, ku me këtë Renova fiton për të parën herë Kupën e Maqedonisë në vitin e 20 jubilar të kësaj gare.

Në një ndeshje me mjaft glamur, aksione dhe ndeshje e bukur, Renova tregoj se nuk ka udhëtuar për në Shtip për asgjë tjetër përpos se ta merr trofeun e kupës me vete në Tetovë.

Që në minutat e para, xhepcishtasit treguan se janë më të përgatitur edhe fizikisht edhe psigjikisht për të shënuar dhe fituar. Ishte vetëm minuta e 13 e ndeshjes kur Muarem Bajrami tundi rrjetën e portierit Damjan Shishkovski. Ai kërceu më lart se të gjithë në gjashtëmbëdhjetmetërshit të “romantikëve” për ta dërguar topin atje ku duhej.  

Gjatë pjesës së parë Renova pati edhe disa raste për të shënuar mirpo portieri i romantikëve u tregua syhapur. 

Në fillim të pjesë së dytë, Rabotnicki arriti që ti barazon shifrat në 1-1 me anë të Manevskit në minutën e 53-të.

Në këto minuta Rabotnicki filloi të luan disi më mirë se Renova por kjo zgjati deri në minutën e 65, më saktësisht kur Nuhiu pasoi për Dushan Simovskin dhe e nxori përball portierit të Rabotnickit, e la topin pas shpinës të portierit dhe e ktheu mbizotrimin e “gipspunuesve”.

Rabotnicki nuk pati më fuqi që të kthehet në lojë, por “romantikëve” shuplakën e fundit ua dha Argjend Gafuri në minutën e fundit shtesë për rezultatin përfundimtar 3-1 në të mirë të Renovës./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close