Këndohet ezani i parë në fshatin Llokven të Prilepit

Në mënyrë solemne dhe me të gjitha ceremonitë fetare, të dielën u lëshua në përdorim Xhamia ne fshatin Llokven, Muftinia e Prilepit. Ky organizim u bë nga ana e Muftinisë së BFI Prilep në koordinim me këshillin iniciues, i cili për herë të parë lëshon në përdorim një xhami për nevojat e banorëve të fshatit Llokven, njofton BFI.

Xhaminë e ka ndërtuar Jakup Kukuli bashkë me familjarë të tij.

“Këtë iniciativë për ndërtimin dhe kompletimin e xhamisë e ka marrë pasi ka dëgjuar se në këtë vend asnjëherë më parë nuk ka pasur xhami, kështu që, ka vendosur që me vetë kontribut ta ndërtojë dhe kompletojë xhaminë e këtij fshati, ku për herë të parë u këndua edhe ezani.” njofton BFI.

Sekretari i përgjithshëm i BFI Irsal ef.Jakupi ishte prezent si përfaqësues i kryetarit të BFI, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, ndërsa përfaqësues të tjerë ishin edhe Myftiu i Myftinisë së Prilepit, Shefqet ef. Imeri bashkë me operativën e myftinisë, Myftiu i Myftinisë së Manastirit  Hamit ef. Rasimi, kryetari i Komunës së Dollnenit Xhemil Qamili, Eljesa Hasani dhe shumë personalitete të tjera të jetës publike dhe mysafirë nga vendi e nga jashtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button