Astma thyen rekorde në Maqedoni

Prej 80.000 deri në 100.000 të sëmurë nga astma, momentalisht ka në territorin e Maqedonisë.

Në listën pozitive ka numër më të madh të barnave të nevojshme për arritjen e kontrollit të të gjitha formave më të rënda të astmës. 

Kjo u theksua sot në pres-konferencën e klinikës për pulmologji dhe alergologji me rastin e Ditës Botërore për astmën që sivjet shënohet nën parullën “Ti mund ta kontrollosh astmën tëndë”.

Tome Stefanovski, kryetar i Shoqatës respiratore të Maqedonisë thekson se astma paraqet problem të rëndë shëndetësor, shoqëror, socialo-ekonomik.

“Sëmundja fillon në moshë të re. Përqindja më e madhe e rasteve të saporegjistruara janë të moshës nën 18 vjeç. Vlerësohet se në botë nga astma vuajnë rreth 300 milionë njerëz. Projektimet janë se deri në vitin 2015 ky numër do të rritet për 100 milionë, theksoi Stefanovski./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button