Pas operacionit që bëri mrekullinë, ndahet nga jeta njëra nga binjakët

Dy binjaket palestineze nga Rripi i Gazës, të cilat lindën me trup të ngjitur me njëra-tjetrën, iu nënshtruan këtë javë një operacioni në Arabinë Saudite, i cili u mundësoi mrekullisht ndarjen e trupave. Por njëra prej tyre ra në vdekje klinike, transmeton Revista Class.

“Haneen është në gjendje konstante dhe drejt përmirësimit pesë ditë pas ndarjes kirurgjikale nga motra e saj klinikisht e vdekur, Farah”, – bëri të ditur Ministria e Informacionit të Arabisë.

“Haneen merr frymë normalisht dhe po trajtohet me ushqim intravenoz”,- tha Dr. Abdullah al-Rabiah, i cili udhëhoqi ekipin e operacionit.

Rabiah tha se shenjat vitale të së miturës palestineze tani janë të mira dhe se ajo nuk e përdor më respiratorin artificial.

Operacioni i ndarjes së binjakeve u krye të hënën dhe përfshinte ndarjen e shumë organeve, duke përfshirë edhe mëlçinë, si dhe përmirësimin e organeve te Haneen.

Sipas AFP, operacioni i dy binjakeve erdhi disa muaj pasi një mjek i familjes së binjakeve u kërkoi autoriteteve shëndetësore në Gaza se ato duhet të shkonin jashtë vendit për kirurgji komplekse.

Allam Abu Hamda, kreu i Departamentit Neonatal në spitalin Shifa të Gazës, tha për AFP në tetor se vajzat kanë lindur me stomak dhe legen të bashkuar dhe se gjendja e komplikuar nuk mund të trajtohej në enklavë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button