Teksa presim të dytin, shikoni fustani që veshi Meghan Markle në martesën e parë

Shumica prej nesh janë shumë kurioz të shohin fustanin që Meghan Markle do të veshë kur të martohet me Princin Harry. Dasma e tyre do të zhvillohet në maj, dhe me siguri atë ditë e gjithë bota do t’i ketë sytë nga martesa mbretërore. Për aktoren në fakt kjo nuk është martesa e parë. Ajo ka qenë e martuar edhe një herë me Trevor Engelson, në vitin 2011, transmeton Revista Class.

Dasma është bërë në Xhamajka ku nusja dhe dhëndri kanë bërë një festë modern. Fustani që kishte zgjedhur Meghan në dasmë me siguri do të jetë i ndryshëm me atë që do të veshë në dasmën me Harry-n. Një fustan bust, me gjoksin paksa të ekspozuar, dhe me një rrip me gurë në mes.

E përbashkëta e fustanin të parë dhe atij që do veshë në dasmën me Harry-n mendojmë se është thjeshtësia. Por gjithsesi, Meghan duhet t’i përshtatet rregullave të pallatit mbretëror, edhe pse ne mendojmë se ajo do të bëjë diçka ndryshe, pasi kemi parë që Meghan është aventuriere.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button