VMRO DPMNE përshëndet aksionin Monstrum

Partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE ka përshëndetur aksionin policor Monstrum ku të arestuar janë 20 persona të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill afër fshatit Smillkovcë.

“Ky aksion është dëshmi se Ministria e brendshme punon me kapacitet të plotë dhe me profesionalizëm i kryen detyrat se saj. Është me rëndësi të përshëndetet efikasiteti dhe shpejtësia me të cilën është kryer ky aksion. Kjo dëshmon se institucionet shtetërorë e kryejnë punën e tyre. I falendërojmë të gjithë pjesëtarët e policisë të cilët kanë punuar pa ndalë për ta zbardhur rastin” kanë thënë nga VMRO-DPMNE. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button