Policia pyeti të dyshuarit-A duhet të vriten të krishterët?

Policia ka marrë në pyetje më shumë persona dje gjatë aksionit policor “Monstrum”  por janë arrestuar gjithsejtë  20 të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë të 12 prillit në Smillkovcë.
Burhan Seferi nga Çairi ka qenë një prej personave të marrë në pyetje në mëngjesin e ditës së hënë nga pesë anëtarë të njësitit special dhe një polic pa maskë. Ai pas një ore pyetjesh është lëshuar. 

Seferi për Portalb sqaron se atë e kanë thirrë për të dhënë sqarim si përgjegjës i shoqatës studentore rekreative sportive Bashkohu, zyrat e të cilës janë mbi shitoren e të arrestuarit Mervan Mehmeti, 32 vjecar nga lagja Fushë Tophanë.

“Pasi që policia e kishin marrë në pyetje Mervanin i kanë thënë të më thirrin dhe mua dhe më morën në pyetje diku ka ora 7:45 e mëngjesit. Shkova si përgjegjës i shoqatës studentore Bashkohu dhe ata pas pyetjeve me çfarë merret shoqata, më bënë pyetje nga më të çuditshmet. Çfarë mendoni për maqedonasit? A duhet një musliman të vrasë të krishterë? A ka maqedonas që e pranojnë Islamin, dhe pyetje provokative të tjera” sqaron Seferi.

Ai tha se pasi që policia  kishte kontrolluar me telefon të dhënat e tij dhe kanë konkluduar se ai nuk ka lidhje me ndonjë krim, e kishte lëshuar Seferin ndërsa kishte arrestuar të tjerët.

Në mes të arrestuarve ka pesë të dyshuar për terrorizëm ndërsa të tjerët për krime tjera. 

Profesionet e të dyshuarve që policia i quajti terroristë  të cilët kanë marrë pjesë në luftën kundër trupave paqësore të NATO-s në Afganistan dhe Pakistan janë të ndryshëm : floktar, bujk,  shofer kamioni, zdrukthëtar,  amvise, shitës të librave. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button