Trump: Jo, nuk jam racist

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mohuar të jetë racist.

Kjo pasi dyshohet që ai ditë më parë të ketë përdorur termin “të pistët” për kombet afrikane, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.

Trump raportohet se ka përdorur këtë term gjatë një takimi dypalësh në Zyrën Ovale, ku është debatuar për reformën e migracionit.

“Jo, nuk jam racist”.

“Jam personi më së paku racist që keni intervistuar ndonjëherë”, iu ka thënë Trump gazetarëve.

Kjo ka qenë hera e parë kur një president është akuzuar direkt për racizëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button