Ambasada e SHBA-ve: Përcjellim me kujdes situatën

Ambasada e Amerikës në Shkup thotë se ndjek me kujdes situatën e krijuar pas arrestimit të 20 personave të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë. 

“Në mëngjesin e ditës së djeshme kuptuam që janë bërë një sërë arrestimesh në lidhje me vrasjen e pesë personave në afërsi të fshatit Smillkovc muajin e kaluar. Ne po ndjekim nga afër detajet rreth arrestimeve dhe rreth hetimeve që vazhdojnë, siç shpjegoi ministrja për punë të brendshme në konferencat për shtyp të 1 dhe 2 majit. Ne do të vazhdojmë të ndjekim situatën me kujdes, dhe, ashtu si dhe më parë, ftojmë të gjithë qytetarët të mbeten të qetë dhe të lejojnë zbatimin e procesit ligjor. Është me rëndësi që të gjithë të dyshuarit për këto vrasje të tmerrshme – pa marr parasysh identitetin apo përkatësinë e tyre etnike e fetare – të kenë proces të drejtë të paraparë me ligj me qëllim që të sigurohet që, në fund, drejtësia të fitojë. ” shkruhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button