Jankullovska, tre persona kanë kryer vrasjen në Smillkovcë, dy u kanë ndihmuar të ikin

Pesë persona akuzohen për vrasjet në afërsi të liqenit të Smillkovcës, deklaroi ministrja e brendshme Gordana Jankullovska.Tre  janë autorë të vrasjes makabre, ndërsa dy u kanë ndihmuar dhe me anë të veturës opel i kanë transportuar deri në afërsi të kufirit me Kosovën. Të pesë personat ballafaqohen me veprën penale terrorizëm dhe ndihmim të terrorizmit.

‘Tre nga ata, prej të cilëve njëri është në moshën 27 vjeçe dhe dy vëllezër të moshës 32 dhe 33 vjeç janë direkt të akuzuar për vrasjen e 5 të rinjve në liqenin e Smillkovcit, ndërsa  dy të tjetrët akuzohen për ndihmë dhënie tre të akuzuarve. Tre të akuzuarit më 12 prill në orën 20, në afërsi të fshatit Smillkovcë me armë zjarri, me përdorimin e dy pushkëve automatike dhe një pistoletë i kanë vrarë pesë të rinjtë’, deklaroi Jankullovska.

‘Pastaj me veturën opel me ngjyrë të kuqe të mbylltë, që e kemi publikuar për mediat, e kanë lëshuar vendinin e krimit  dhe kanë ikur ne vendin e quajtur  Vrazhji vir, ku dhe e kanë braktisur veturën. Dy nga të akuzuarit që janë arrestuar, pastaj u kanë ndihmuar të akuzuarve për vrasjet që të kalojnë kufirin’, tha Jankullovska.

Por MBP deri te prokuroria për ndjekjen e  terrorizmit dhe korrupsionit  ka ngritur 5 padi penale  dhe një raport të posaçëm ndaj të gjithë 20 personave.  

‘Vlerësohet se këta persona janë pjesë e një grupi kriminal për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale terrorizëm, ndihmë gjatë kryerjes së terrorizmit, armëmbajtje pa leje, dhe përdorim dhe tregtim i jashtëligjshëm i armëve. Vlerësojmë se në bazë të veprave penale vlerësojmë se janë të lidhur me vrasjet në liqenin e Smillkovcit, me veprën  penale terrorizëm, për këtë vepër akuzohen pesë persona nga Shkupi’, deklaroi Jankullovska. 

Pjesa më e madhe e armatimit të përdorur është fshehur në banesën e 62 vjeçarit nga fshati Hotël, dhe pas bastisjes së këtij objekti është gjetur një sasi e madhe e armëve dhe plumbave, me kalibër të madh. I njëjti akuzohet me veprën terrorizëm në bazë të kodit penal të RM-së.
Edhe në Shkup, në tre lokacione është gjetur armatim dhe ndaj katër personave është ngritur padi penale armëmbajtje pa leje. Në Haraçinë tek dy persona, babë e bir, janë gjetur dy pistoleta, dhe sharzherë për të njëjtët.Tek një 33 vjeçar në Shkup është gjetur një pistoletë. Tek një 28 vjeçar në Shkup është gjetur një pushkë automatike, sharzherë dhe bombë kashikarë.

Hetimi në aksionin policor Monstrum sipas policisë akoma vazhdon. Për shumë çështje ministrja nuk  dhe sqarime me  arsyetim se nuk dëshiron ti pengoj hetimeve.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button