Incident në ndeshjen Shkupi – Pelisteri

Sektori për punë të brendshme i qytetit të Shkupit, ka konfirmuar se mbrëmë ka ndodhur incident, pas ndeshjes së basketbollit mes ekipit të “Shkupit” dhe “Pelisterit”, përballje kjo e cila u zhvillua në palstrën “Shaban Tërstena” në Çair.

SPB konfirmon se incidenti filloi në momentin kur nga tribunat e tifozëve në ulëset e basketbollistëver të “Pelisterit” është hedhur një fishek zjarë. Nga SPB po ashtu kanë konfirmuan se pas kësaj drejt tifozëve, basketbollistët e Pelisterit kanë hodhur një shishe me ujë.

Pas kësaj situata është përshkallëzuar situata dhe erdhi deri tek përleshja fizike. SPB në buletinin e saj thekson se si pasojë e dhunës janë lënduar përfaqësuesi teknik dhe një basketbollist i Pelisterit, ndërsa gjat intereventimit për të qetësuar situatën lëndime kanë marrë edhe dy polic. Për momentin punohet për zbardhjen plotë të incidentit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button