BDSH- Kërkojmë mobilizim politik mos të torturohen të arrestuarit

Partia e Bardhyl Mahmutit, Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) ka reaguar në lidhje me arrestimet e 20 të dyshuarve për vrasjen e pesëfishtë. Ata kanë apeluar për mobilizim të gjithanshëm politik kundër regjimit terrorist të Shkupit.

“Si në të kaluarën e afërt kur shqiptarë të pafajshëm të akuzuar herë për ‘nacionalizëm’, herë për ‘terrorizëm’ torturoheshin nga monstrumët e aparateve represive sllave që t’i detyrojnë të pranojnë veprat që nuk i kanë kryer, edhe në këto momente shqiptarë të pafajshëm janë duke u torturuar nga VMRO e Nikolla Gruevskit , për t’i detyruar të pranojnë se gjoja i përkasin një grupi  ‘islamist radikal’ dhe se gjoja kanë kryer vrasjen në Smillkovcë. Të vetëdijshëm se në këto momente të vështira për njerëzit që ndodhen të arrestuar dhe të bindur se ndaj tyre do të ushtrohen torturat më çnjerëzore për t’i detyruar që të pranojnë veprat të cilat nuk i kanë bërë, kërkojmë një mobilizim të gjithanshëm politik kundër regjimit terrorist të Shkupit” shkruhet në reagimin e BDSH-së./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button