Rama: Pa PS-në, shqipja nuk do të ishte zyrtare në Maqedoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit para forumit rinor të partisë së tij ka deklaruar se PS-ja ka meritën më të madhe për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni.

Sipas tij, pa PS-në, dikur miratimi i tij as nuk mund të imagjinohej.

“Është kjo parti që nuk ka lëvizur dhe nuk do të lëvizë as një fije nga boshti i idesë kombëtare në të gjitha marrëdhëniet me fqinjët. E nëse përpara pak ditësh, në Parlamentin e Maqedonisë kaloi një ligj që as nuk mund të imagjinohej deri vetëm pak kohë më parë, unë po ju them sot me krenari, se duhet të jeni të gjithë krenar, ata që e kanë votuar, e kanë mbështetur dhe e kanë besuar këtë parti, sepse pa këtë parti nuk do të kishte sot gjuhë shqipe zyrtare në Maqedoni”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button