Afrika e Jugut proteston kundër deklaratave të Trumpit

Afrika e Jugut ka protestuar para ambasadës amerikanë në Pretoria, pas raportimeve, se presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se disa imigrantë nga Afrika dhe Haiti vijnë nga shtete “të pista”, transmeton Reuters, transmeton REL.

Ministria e Jashtme e Afrikës së Jugut, i ka cilësuar këto deklarata, të cilat thuhet të jenë bërë nga presidenti Trump, si “të ashpra dhe ofenduese”, duke shtuar se mohimi i mëvonshëm i Trumpit nuk ishte kategorik.

“Marrëdhëniet në mes të Afrikës së Jugut dhe Shteteve të Bashkura por edhe të gjithë Afrikës dhe SHBA-së, duhet të jenë të bazuara në respekt dhe kuptim të përbashët”, ka thënë ministria e Jashtme përmes një deklarate.

Trump është kundërshtuar nga shumë shtete afrikane dhe organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut rreth këtyre komenteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button