fbpx

Drejtues nga “Uni Banka” kanë mashtruar tetovarin për 6.500 euro

Policia e Tetovës ka parashtruar padi penale kundër Sh. K. (29) nga fshati Reçicë e Madhe, ish-drejtues i filialit të “Uni Bankës” në Tetovë dhe ish-menaxherit të bankës, F.K. (55) për vepra penale keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe mashtrim gjatë marrjes së kredisë. 

Sipas informacioneve të policisë, në vitin 2006, një tetovarit i është akorduar një kredi në shumë prej 1.223.000 denarë (20.000 euro), me çka të arrestuarit në dorë i kanë inkasuar 832.000 denarë (rreth 13.500 euro), dhe nuk i kanë nxjerrë pagesë për transaksion, kurse shumën tjetër e kanë mbajtur për shpenzime të tjera për akordimin e kredisë. 

Në vitin 2009 të arrestuarit i kanë ofruar tetovarit të nënshkruajë kontratë për refinancimin e kredisë së vjetër, duke i dhënë të nënshkruajë edhe kontratë me të cilën krejtësisht merr hua nga person tjetër, pa i dhënë kopje nga kontrata origjinale. Pas një periudhe, tetovari ka marrë vendim nga përmbaruesi për zgjidhjen e borxhit, me çka ka paguar gjithsej 1.079.550 denarë (rreth 17.500 euro) dhe pasi e ka kërkuar kontratën kontestuese nga banka, që më parë nuk e ka marr nga të arrestuarit Sh.K. dhe F.K., i kanë dhënë kontratë në Shkup dhe ka kuptuar se është mashtruar. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close