Roberts dhe Clooney mbrojnë të drejtën e privatitetit

Julia Roberts dhe George Clooney do të bashkëpunojnë përsëri, por këtë herë për një çështje gjyqësore. Dy aktorët kanë bashkuar forcat për të paditur dy kompani audio-vizuale, duke u ankuar se të pandehurit kanë përdorur fotografitë e fituesve të Oscar nëpër reklama dhe në tregun e rrjeteve sociale, pa marrë asnjë leje, sipas dokumenteve ligjore të marra nga E! News.

Por, pse po e bëjnë këtë gjë pikërisht Roberts dhe Clooney? Ata nuk janë as çift.

Ata në fakt janë miq të vjetër dhe duke ngritur këtë padi së bashku po japin një mesazh se imazhet e personaliteteve, si të atyre, nuk duhen shkelur. Paditësit po kërkojnë një urdhër të përhershëm që Digital Projection Inc. dhe Beyond Audio Inc. të heqin të gjitha materialet dhe fotot e tyre nga materialet.

Ata po ankohen për shpërdorim të së drejtës private/publicitetit dhe të drejtën ligjore për privatësinë/publicitetin, të markës tregtare dhe neglizhencës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button