Në përvjetorin e vdekjes, përkujtohet aktori Sefedin Nuredini

Në kujtim të figurës së aktorit Sefedin Nuredini (24.01.1953 – 15.01.2017), me rastin e përvjetorit të vdekjes, mediat tona sonte shfaqin:

Filmi i metrazhit të shkurtë “TOKA” – TV21, ora 21:30

Shfaqja “HAMDI BEU” – TVM2, ora 22:30

Filmi “BABAI” – ALSAT M, ora 22:30

Shfaqja e “Gratë” e repertoarit të Teatrit Shqiptar (15 janar) po ashtu i kushtohet aktorit, regjisorit, pedagogut dhe veprimtarit Sefedin Nuredini, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu regjisori nga Kosova, Ben Apolloni do të prezantojë shfaqjen “Plaçkitësit” para publikut kumanovar më 16 janar, në Teatrin e Kumanovës, në fillim prej ora 20:00, në shenjë përkujtimi të veprës së aktorit kumanovar, Sefedin Nuredini.

Sefedin Nuredini ishte nga Kumanova, i cili diplomoi në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup, ndërsa hapat e parë në skenë i bëri nga mesi i viteve 70-ta në Teatrin Shqiptar të Shkupit, atëherë Teatri i Kombësive, ku punoi deri në fund të jetës së tij.

Rolin e fundit e realizoi vetëm pak muaj para vdekjes në skenën e po këtij teatri, si kryepersonazh në dramën “Të gjithë bijtë e mi” të Arthur Milerit.

Sefedin Nuredini interpretoi numër të madh rolesh që do të mbahen mend, si në teatrin amë, ashtu edhe në skena të tjera të shumta. Gjithashtu realizoi me sukses si regjisor disa shfaqje teatrore dhe filma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button