Rrahje e përgjakur në Tetovë

Në orën 4 e 30 pas mesnate dy persona nga Tetova, O.S.(22) dhe S.S.(22) në stacionin policor në Tetovë kanë paraqitur rastin ‘dhunë’ nga 17 vjeçari me iniciale D.R. dhe katër persona të tjerë minoren.

Sipas denoncimit, deri sa dy personat të cilët kanë bërë denoncimin së bashku me një vajzë kanë kaluar pranë një objekti hotelerik rreth orës 2 e 15 pas mesnate, kanë vërejtur një rrahje, në të cilën ka qenë një person i njohur i tyre, të cilit ata i kanë ndihmuar pasi që ishte sulmuar fizikisht nga personat që ishin grup.

Në atë moment grupi sulmues është rikthyer, dhe nga lëndimet e marra O.S. ka rënë pa vetëdije.

Dy të sulmuarit kanë marrë trajtim mjekësor nga spitali i Tetovës, ndërkaq SPB Tetovë po punon në zbardhjen e rastit.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button